Një shqiptar 44-vjeçar në Itali është rrahur e sulmuar gjatë natës së kaluar në periferi të Firences.
Si pasojë e sulmit, 44 vjeçari ndodhet në spital në gjendje të rëndë për jetën.
Sipas mediave italiane, shqiptari punonte në sekotrin e prerjeve të pyjeve, ndërsa policia vendase dyshon se autorët përdorën armë gjatë sulmit.
Ndërkohë autoritetet italiane janë duke marrë në pyetje disa dëshmitarë, të cilët ishin të pranishëm në vend për të zbardhur shkaqet e plota të ngjarjes.