Ditën e sotme dy persona kanë dhunuar gazetarin Elvis Hila si dhe gruan në Lezhë.
Sipas policisë 2 shtetasit pasi kanë rrahur gazetarin janë larguar në drejtim të paditur duke u shpallur në kërkim nga efektivët e policisë Lezhë.
Bëhet fjalë për shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.
Njoftimi i policisë
Lezhë
Goditen për shkak të detyrës një gazetar, shpallen në kërkim autorët e dyshuar.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lezhë shpallën në kërkim shtetasit I.(E). A. 35 vjeç, banues në Pllanë dhe P. L. 32 vjeç, banues në Manati.
Këta shtetas, rreth orës 16:40, në qytet Lezhë, i kanë dalë përpara shtetasit E.H., 32 vjeç, banues në Lezhë, me profesion gazetar, si dhe e kanë dhunuar fizikisht bashkë me bashkëshorten e tij shtetasen B. H., e cila në ato momente ka ndërhyrë.
Nga veprimet e para hetimore të kryera, dyshohet se, këta shtetas e kanë dhunuar fizikisht gazetarin për shkak të detyrës.
Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet intensive për lokalizimin dhe kapjen e tyre./Albeu.com.