Dhunohet barbarisht polici bashkiak në Vlorë, dërgohet me urgjencë në spital

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur së fundmi në qytetin e Vlorës. Mësohet se një polic bashkiak është dhunuar barbarisht në qytetin bregdetar.

Sipas informacioneve paraprake polici me ininciale B.J ka marrë lëndime serioze duke u dërguar me urgjencë në spitalin e këtij qyteti, në pavionin e kirurgjisë.

Lidhur me këtë ngjarje deri më tani nuk ka një reagim zyrtar. Deri në një njoftim nga blutë e Vlorës informacioni i dhënë në këtë lajm mbetet paraprak.


Shtuar 9.10.2024 19:19

Tags: ,