Dhunohet Anëtari i Këshillit Bashkiak, policia shpall në kërkim dy persona

Mbrëmjen e djeshme, anëtar i Këshillit Bashkiak të Sarandës, Enea Vasili, si përfaqesues i koalicionit “Bashkë Fitojmë”, është dhunuar në shëtitoren e qytetit të Sarandës.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 20.30, kur Vasili është goditur me grushte nga shtetasit Gentjan Papagjika, 44-vjec dhe Lulëzim Tabaku, 35-vjec, te dy banues në Sarandë e me precedente penalë.

Policia i ka shpallur në kërkim dy të dyshuarit dhe ka referuar materialet në Prokurori për veprën penale “goditje për shkak të detyrës në bashkëpunim”.


Shtuar 19.03.2024 14:23