Dhunë në familje dhe kalim me ID false, bien në pranga 2 shtetas në Shkodër

 Policia e Shkodrës ka bërë të mundur ditën e sotme arrestimin e dy personave.

Burimet zyrtare bëjnë me dije se njëri është i akuzuar për dhunë në familje dhe tjetri ka tentuar që të kalojë kufirin në Muriqan me dokumente false, duke tentuar të udhëtojë drejt Italisë.

Bëhet fjalë për 31-vjeçarin e identifikuar me inicialet F.P, ndaj të cilit ishte dhënë nga Gjykata masa e arrestit më burg për veprën penale të “Dhunës në familje”, vepër për të cilën ishte shpallur në kërkim.

Ndërkohë, i arrestuari i dytë është një 39-vjeçar nga Kosova, i cili është kapur nga Policia Kufitare e Muriqanit, duke tentuar të kalojë kufirin për të udhëtuar drejt Italisë me një ID false.

Të dy personat janë arrestuar tashmë nga uniformat blu të qytetit verior dhe ndaj tyre kanë nisur hetimet përkatesë.