Dhunë në familje dhe drejtim i mjetit pa patentë, e pësojnë keq 6 beratasit

Blutë e Beratit kanë arrestuar tre persona teksa kanë proceduar penalisht 3 të tjerë të akuzuar për vepra të ndryshme penale.

Bëhet me dije se janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 51 vjeç, banues në Dimal dhe S. S., 22 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës.

Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. T., banues në Perondi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe babait të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Berat

Arrestohen në flagrancë 2 shtetas dhe procedohen penalisht 3 të tjerë, për veprën penale “Drejtimi i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Në pranga dhe 1 shtetas tjetër, për veprën penale “Dhuna në familje”.

Policia Rrugore e Beratit ka intensifikuar kontrollet në të gjitha akset rrugore të qarkut, me qëllim evidentimin dhe ndëshkimin e drejtuesve të mjeteve dhe motomjeteve që shkelin rregullat e Kodit Rrugor dhe bëhen rrezik për aksidente.

Si rezultat i këtyre kontrolleve, gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë shtetasit A. H., 51 vjeç, banues në Dimal dhe S. S., 22 vjeç, banues në Kuçovë, pasi u kapën nga shërbimet e Policisë duke drejtuar motomjetet e tyre, pa leje drejtimi dhe pa dokumentacionin përkatës. Gjithashtu u proceduan penalisht dhe 3 shtetas të tjerë, për veprën penale “Drejtim i mjetit në mënyrë të parregullt”.

Nga specialistët e Seksionit për Krimet u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. T., banues në Perondi, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij dhe babait të saj.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.


Shtuar 28.06.2021 09:46