Dy persona ka rënë në prangat e policisë në Durrës për shkak të dhunës në familjes.
Një 49-vjeçar ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj ish-gruas së tij dhe djalit të tij, ndërsa një 55-vjeçar po ashtu ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Meterialet e kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
Njoftimi i policisë:
Durrës
Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasit:
- H., 49 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj ish-bashkëshortes dhe djalit të tij;
- V., 55 vjeç, banues në Durrës, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.