Ditën e sotme po përcillen për në banesën e fundit 4 anëtarët e familjes Gushi që humbën jetën dje në aksidentin tragjik në Vlorë.
Në Patos 4 makina funerali, njëra pas tjetrës, janë nisur drejt varrezave.
Eduart Gushit, 44 vjeç, gruas së tij, Silvana Gushi, 33 vjeçe, dhe dy vajzave të tyre të mitura, Anastasia dhe Eva iu dha lamtumira e fundit nga familjarët mes dhimbjeve dhe lotëve./albeu.com