Devijon rruga, nis “arnimi” i autostradës Tiranë-Durrës

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka njoftuar se kanë nisur ditën e sotme punimet për riparimin e autostradën Tiranë-Durrës.

Me anë të një njoftimi bënë të ditur se në Vorë është bërë devijimi i trafikut, pa probleme në qarkullimin e mjeteve. Drejtuesit e automjeteve do të duhet të devijohen në degëzimi për në Rinas dhe më pas të hyjnë në rrugën dytësore.

Kujtojmë se punimet ishin planifikuar që të nisnin ditën e djeshme, por u shtynë për shkak të reshjeve të shiut.


Shtuar 8.04.2021 12:04