DETAJET/ Rezultate nga pamjet, llogaritë bankare e bisedat! Vrasja e Caroline zbardhet brenda javës

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja brutale e Caroline nga burri i saj, Babis Anagnostopoulos.

Krimi në Glyka Nera pritet të zbrdhet brenda javës ku avokati i autorit ka deklaruar se së shpejti do të zbardhet dinamika dhe motivi që coi në tragjedi.

Për ‘SKAI’ avokati , Alexandros Papaioannidis është shprehur se brenda javës do të kemi rezultatet nga kamerat, biseda telefonike por dhe informacione për llogari sekrete bankare, ku sipas tij do të sqarohen edhe motivet e krimit të rëndë që tronditi të gjithë Greqinë.

“Është një javë gjatë së cilës çështja po evoluon në nivelin e marrjes në pyetje. Ne jemi duke pritur raporte për çështje bankare të fshehta, biseda telefonike dhe kamerën, që do të konfirmojnë pretendimet e veprimit të rrëfyer të klientit tim në lidhje me motivimin e ngjarjes” -tha ai.

I pyetur për motivet e autorit të krimit, Papaioannidis vuri në dukje se “ishte një krim, të cilin ngjarjet e asaj nate fatale e shkaktuan atë”. /albeu.com/