Pas vrasjes së 40 vjeçares në Vaun e Dejës nga ish-bashkëshorti i saj dhe tentativës për vetëvrasje nga ana e tij, ka ardhur edhe reagimi i policisë.
Policia thotë se viktima është Xhuliana Topalli dhe autori i krimit, tashmë i plagosur pas tentativës për vetëvrasje, është shtetasi N.H.
Njoftimi i Policisë:
Vau i Dejës – Më datë 09.01.2022, rreth orës 16:44, në fshatin Nenshat, Bashkia Vau i Dejës, në rrethana ende të paqarta shtetasi N. H., rreth 50 vjeç, dyshohet se ka vrarë me armë zjarri ish bashkëjetuesen e tij, shtetasen Xhuliana Topalli., 40 vjeçe.
Shtetasi N.H pas krimit dyshohet se ka tentuar të vrasë veten dhe për pasojë ka mbetur i plagosur dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Rajonal Shkodër.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./albeu.com/