DETAJET/ Vrasja e të riut mbrëmjen e djeshme në autostradë, si po “e ndërton” ngjarjen Prokuroria

Pas atentatit të mbrëmjes së djeshme në autostradën Tiranë-Durrës, ku mbeti i vrarë shtetasi Iljaz Çali, kanë dalë të tjera detaje që mund të ndihmojnë në zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Në makinën e viktimës nuk është gjetur armë apo sende të tjera të paligjshme.

Iljaz Çali rezulton të jetë mik i Gjin Nikës, i vrarë në vitin 2014 dhe administrator i një kompanie kromi.

Kujtojmë se Iliaz Çali nuk rezulton një emër i panjohur për policinë, pasi në 2 korrik të 2016-ës, pas grabitjes së parë të parave në Aeroportin e Rinasit, policia ka ushtruar kontroll në të gjitha banesat. Teksa ka kontrolluar banesën e Çalit, ka gjetur 682 rrënjë kanabis. Policia për këtë rast vuri në pranga asokohe nënën e viktimës, Xhemile Calin, ndërsa 37-vjeçari u arrestua pak më vonë.

Shtojmë gjithashtu se ngjarja ndodhi pak para mesnatës, në rrugën dytësore të autostradës, teksa viktima ecte me automjetin e tij ‘Land Rover’, kur u qëllua me breshëri armësh. Hetimet aktualisht janë duke u ndjekur nga Drejtoria e Policisë së Tiranës në bashkëpunim me Prokurorinë.


Shtuar 4.04.2022 10:58