DETAJET/ Vrasja e mësueses në Angli, shqiptari e kishte paramenduar krimin, si e dhunoi pa pushim

Kanë dalë detajë të reja mbi vrasjen e mësueses Sabina Nessa nga shqiptari Koci Selamaj. Krimi i rëndë është cilësuar i paramenduar nga hetuesit, pasi 36-vjeçari shqiptar e kishte përndjekur për orë të tëra mësuesen 28-vjeçare para se ta vriste.

Sipas The Sun, Selamaj e ndaloi Nessa-n në një park në Kidbrooke, në jug-lindje të Londrës dhe nisi ta sumonte fizikisht. Pamjet e kamerave të sigurisë kanë pikasur shqiptarin që mbante në dorë diçka të gjatë fosforeshente, mjet me të cilin goditi deri në vdekje 28-vjeçaren.

Trupin ia mbuloi me gjethe dhe më pas u largua për tu fshehur. Sabina Nessa u gjet më 18 shtator e pajetë. Ajo u përcoll për në banesën e fundit dhe familjarët, kolegët, studentët e qytetarët mbajtën homazhe në nder të saj.

Vetë Dukesha e Cambridge shprehu ngushëllimet e saj. Selamaj është vënë në pranga dhe tani po përballet me drejtësinë, pavarësisht se vetë nuk ka pranuar asgjë./albeu.com