6 të arrestuar në Durrës për vepra të ndryshme penale

Policia në Durrës ka vënë në pranga 6 shtetas për vepra të ndryshme penale si dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Nga blutë e Durrësit është ndaluar shtetasi G. Rr., 47 vjeç, banues në Krujë, i shpallur në kërkim për veprën penale “Plagosja e lehtë me dashje”, pasi më datë 15.09.2021, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, më shtetasin B. K., e ka goditur atë me sende të forta.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Durrës arrestuan për veprën penale “Vjedhja me dhunë”, shtetasin M. H., 19 vjeç, banues në Durrës, pasi i ka vjedhur me dhunë telefonin celular, shtetases K. Zh.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor në DVP Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

A. R., 44 vjeç, banues në Durrës, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

Sh. T., 54 vjeç, banues në Shijak, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, në gjendje të dehur;

E. C., 18 vjeç, banues në Fushë-Krujë, pasi u konstatua duke drejtuar mjetin pa leje drejtimi;

H. Q., 30 vjeç, banues në Durrës, pasi në Shijak, duke drejtuar mjetin tip “Audi” është përplasur me mjetin tip “Benz”, me drejtues shtetasen E. B. Për pasojë janë lënduar të 2 drejtuesit e mjeteve dhe 1 pasagjere, të cilët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës dhe Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme./albeu.com


Shtuar 30.09.2021 15:42