EMRAT/ Njëri vëlla i vdekur e njëri në gjendje të rëndë, detajet nga vrasja tragjike në Elbasan

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë në Elbasan. Një viktimë dhe një i plagosur rëndë është bilanci i parë nga sherri me thika në Elbasan.

Mësohet se viktima është një djalë i ri vetëm 26-vjeçar dhe i plagosur ka mbetur vëllai i tij vetëm 19-vjeç, Florenc Kovaci (I plagosur) dhe Mikel Kovaci (Viktima)

Burimet bëjnë me dije se i plagosuri është nisur me urgjencë drejt spitalit të Traumës pasi gjendja e tij është shumë e rëndë.

Ngjarja mesohet se ka ndodhur te Fusha e Vjeter e Sportit ne Elbasan, ku të rinjtë janë konfliktuar me njeri-tjetrin duke shkaktuar një të vdekur.

Dyshohet se vëllezërit janë përfshirë në një sherr me thika me persona të tjerë ndërkohe ende nuk ka reagim zyrtar mbi ngjarjen e rëndë. /albeu.com/

 


Shtuar 5.11.2021 20:53