DETAJET/ U përplasën “kokë më kokë”, si ndodhi aksidenti tragjik në Shkodër që i mori jetën dy turistëve (VIDEO)

Një aksidenti tragjik ka ndodhur pak më parë në aksin rrugor Shkodër-Tiranë.

Deri më tani, bëhet me dije se dy turistë (një burrë dhe një grua) kanë humbur jetën.

Raportohet se dy turistët e huaj po udhëtonin me një motor dhe janë përplase me një “Golf V” ngjyrë të zezë.

Aksidenti tragjik ka ndodhur në Kryebushat të Shkodrës. Fillimisht u raportua se dy personat e aksidentuar ishin në gjendje të rëndë, por më pas u konfirmuar se ata kishin ndërruar jetë.

Mësohet se dy viktimat janë rreth moshës 35-40 vjeç, ndërkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/