Detajet tronditëse nga krimi në Gramsh, autori lau gjakun dhe mbuloi trupat, më pas u rrëfye tek të afërmit

Detaje të reja mësohen në lidhje me ngjarjen e rëndë në Gramsh, ku 80-vjeari Xhavit Sinani vrau bashkëshorten dhe vëllanë e tij.

Sipas BalkanWeb, 80-vjeçari Xhevat Sinani kishte disa ditë që ishte kthyer në fshat, pasi prej disa javësh ishte larguar sëbashku me bashkëshorten për festat jashtë vendit.

Ndërkohë, vëllai i tij 72-vjeçari Shaqir Sinani jetonte i vetëm në fshat pasi bashkëshortja i kishte ndërruar jetë disa vite më parë.

Pasi kreu krimin e rëndë, autori i ka mbuluar të dy trupat dhe ka larë gjakun e bashkëshortes që fillimisht e ka vrarë në banesë.

Pas kësaj ai shkoi tek disa të afërm të tjerë në fshat afër Tervolit dhe u ka rrëfyer krimit. /albeu.com