DETAJET/ Shkarkimi i drejtorit të “Bild”, si i joshte punonjëset në shtrat

Vetëm 24 pas shkarkimit të drejtorit të “Bild”, detaje të reja kanë dalë në dritë në lidhje me mënyrën joprofesionale, sipas mediave të huaja, në të cilën drejtori i redaksisë së gazetës gjermane “Bild”, Julian Reichelt, veproi vitet e fundit.

Sipas informacioneve të këtyre mediave, gazetari gjerman, i njohur në atdheun e tij si një korrespondent lufte, kishte një mënyrë të veçantë për të “hedhur” gratë në shtrat, qoftë praktikante apo të punësuara.

Edhe pse ishte i martuar në vitin 2016, Reichelt falsifikoi dokumente divorci për t’u treguar grave se ai është i lirë. Në këtë mënyrë ai bindi një gazetare praktikante se ishte në dispozicion. Për më tepër, ai i kishte thënë departamentit të kontabilitetit për të vënë në dispozicion në llogarinë e një punonjëseje 5 mijë euro në mënyrë që ajo të mbante gojën mbyllur për ato që ishin bërë mes tyre. Ndërkohë, revista gjermane “Spiegel” raporton se kolegët e tij e përshkruajnë atë si një njeri të fiksuar pas pushtetit./albeu.com