EMRAT/ Detajet rrëqethëse: Burri dogji së gjalli gruan në makinë dhe vari veten

Një krim horror ka ndodhur në Kavajë ku kanë ndërruar jetë dy pjestarë të një familje.

Viktimat dyshohet se janë Fëllënxa Shirja 45-vjeçe dhe Bilbil Shirja 48-vjeç.

Paraprakisht thuhet se burri ka vrarë dhe djegur trupin e gruas, dhe më pas në gjendje të rënduar psikologjike i ka dhënë fund edhe jetës së tij.

Mjeti i djegur është gjetur në orën 11:45 ndërsa më pas u vu re trupi i djegur brenda.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Kavajë/Informacion paraprak

Më datë 10.04.2021, rreth orës 11:45, në fshatin Manskuri, Kavajë, është gjetur i djegur plotësisht një mjet.

Brenda mjetit është gjetur një kufomë e djegur, e cila dyshohet se i përket shtetases me iniciale F. Sh., 45 vjeçe.

Nga kontrolli i zonës përreth është gjetur i vetëvarur në një pemë bashkëshorti i saj, shtetasi B. Sh., 48 vjeç.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin dhe zbulimin e rrethanave te ngjarjes. /albeu.com/

 

 


Shtuar 10.04.2021 13:21