DETAJET/ Oficeri i policisë u godit me 10 plumba (FOTO LAJM)

Zbulohen detaje të reja nga vrasja e policit të krimeve Saimir Hoxha paraditen e sotme në Lezhë.

Mësohet se tre policë kanë qenë në postbllok kur kanë ndaluar një automjet me 3 persona brenda.

Autori i dyshuar, Aldo Rama ka qenë në sediljen e pasme të makinës, sapo polici i është afruar u ka kërkuar kartat e identitetit.

Në këtë moment Aldo ka qëlluar me armë. Drejt grupit të patrullës janë qëlluar 10 plumba.

Dy policët e tjerë janë ndërhyrë duke arrestuar dy personat që ndodheshin në sediljen e parë ndërsa Rama ka arritur të largohet.

Mësohet se Aldo Rama ka qenë në arrest shtëpie pasi ishte arrestuar me 30 doza hashash si person që shpëndante drogë në Lezhë./albeu.com


Shtuar 28.09.2021 14:05