DETAJET/ Nuk pa dot ndeshjen e kombëtares, si u arrestua Erzen Breçani pranë stadiumit “Air Albania”

Aksioni i policisë “Metamorfoza 2” ka çuar pas hekurave mbrëmjen e djeshme, 20 nëntor, ish-zv.Drejtorin e Policisë së Tiranës, Erzen Breçani, djalin e tij, shefin e komisariatit 6 Dedan Gjoni, si dhe u shpall në kërkim Ervin Mata.

Breçani u arrestua në flagrancë Breçani gjatë operacionit të SPAK, pas zbërthimit të aplikacionit SKY ECC.

Në momentin e arrestimit, Breçani ka qenë pranë stadiumit ‘Air Albania’ bashkë me Dedan Gjonin, shef i Krimeve te komisariati Nr. 6 në Tiranë.

Ata kishin prerë biletat për të parë ndeshjen e kombëtares me Ishujt Faroe, përballja e fundit për kualifikueset e europianit.

Në atë moment, bashkë me Breçanin u arrestua edhe Dedan Gjoni.

Ndaj shefit të krimeve janë ngritur disa akuza për vepra të rënda penale, një prej të cilave është ajo e sigurimit te kushteve për të kryer vrasje.

Ndërsa Breçani dhe djali i tij, Eralbi Breçani, akuzohen për përkrahje të autorit të krimit dhe pastrim parash.

Nga 11 urdhër arrestet e lëshuara nga SPAK, 6 janë ekzekutuar dhe 5 janë në kërkim, përfshirë këtu edhe Ervin Mete, një emër i njohur i drejtësisë.

/albeu.com