Kanë dalë detaje të reja nga vrasja e 48-vjeçarit mbrëmjen e djeshme në qendër të Sukthit.
Arben Mërkuri Ismaili, i njohur me pseudonimin Maneci u qëllua me automatik nga një makinë “GLE” me numra targe AB 128 në dyqanin e tij në qendër të Sukthit, i cili ndodhet në katin e parë të një banese dy katëshe, teksa në katin e sipërm jetonte familjae tij.
Ai nuk i mbijetoi dot plagëve të marra dhe ndërroi jetë në spital,
Viktima ishte një emër i njohur për policinë, pasi dyshohej si person i përfshirë në krime kundër personit.
Ai dyshohet të ketë qenë i përfshirë në vrasje me pagesë, por nuk ka asgjë të dokumentuar deri më tani.
“Maneci” ishte arrestuar gjithashtu edhe për dhunimin e biznesmenit libanez Faadi Mitri.
Ndërkohë policia po punon për kapjen e autorit të ngjarjes dhe ka marrë në pyetje disa banorë të zonës, duke bërë edhe sekuestrimin e kamerave të sigurisë./albeu.com/