DETAJET/ Ganezja erdhi sot në Shqipëri nga Franca, nëna e 26-vjeçarit shpërthen në lot (FOTO LAJM)

Kanë dalë në dritë detaje të reja nga ngjarja tronditëse me dy viktima në Tiranë.

Mësohet se 31-vjeçarja ganeze ishte me pasaportë franceze dhe kishte mbërritur në Shqipëri vetëm gjatë mesditës së sotme.

Ndërkohë që i dashuri i saj, Klinton Pira nga Dibra kishte ardhur në Shqipëri një muaj më parë. Po ashtu raportohet se në vendin e ngjarjes ka shkuar edhe nëna e 26-vjeçarit, e cila nuk i ka mbajtur dot lotët kur ka marrë vesh lajmin e trishtë./albeu.com