DETAJET/ Ervis Martinaj ka lëvizur drejt Vlorës e Durrësit i shoqëruar nga 3 efektivë të RENEA-s, ku humbën “gjurmët” e tij

Të tjera detaje kanë dalë nga lëvizjet e fundit të të shumëkërkuarit Ervis Martinaj.

Sipas burimeve mësohet se Martinaj në ditët e para të gushtit, është parë të lëvizë në zonën e Vlorës dhe Durresit nën shoqerinë e një vajzë të re dhe efektivit të operacionales Jeton Lami, tashmë i arrestuar.

Sipas burimeve, mësohet se ai ka lëvizur në qytetin e Vlorës me mjetin tip Audi A8, me të cilin është parë dhe në Durrës.

Burime për Fax News bëjnë me dije gjithashtu se nga Durrësi në qytetin e Vlorës, Martinaj dyshohet se është shoqeruar nga 3 efektivë të RENEA-s.

Mosdhënia e informacioneve nga ana e Lamit ka vështirësuar shumë punën e grupit hetimor për zbulimin e fatit të Martinajt, sepse efektivi i forcave operacionale dyshohet se ka të dhëna, zbulimi i te cilave mund të çojë në gjetjen e Ervis Martinajt.

Gjithashtu po vijon kqyrja e kamerave të sigurisë, të cilat mund të bëjnë të mundur hap pas hapi, gjurmimin e plotë të lëvizjeve të tij.

Kujtojmë se pas 7 gushtit ai u deklarua I humbur nga familjarët e tij, të cilët në 8 gusht bënë edhe denoncim në polici se kishin humbur çdo kontakt me të./albeu.com/