DETAJET/ 5-vjeçarja në Itali u godit 11 herë me thikë nga e ëma, një orë pasi kishte ngrënë

Të tjera detaje tronditëse kanë dalë nga vrasja e vajzës 5-vjeçare nga nëna e saj në Itali.

Sipas burimeve nga mediat italiane, Martina Patti e goditi 11 herë me thikë vajzën e saj 5-vjeçare Elena në Katania. Kjo është përfundimi në të cilin kanë dalë ekspertët mjeko-ligjorë pas kryerjes së autopsisë së vogëlushes e cila u gjet e mbështjellë me një qese mbeturinash.

Megjithatë, ajo që nuk është gjetur ende është arma e krimit, që pritet të jetë thikë kuzhine. Edhe pse mori një numër të madh goditjesh, 5-vjeçarja nuk ka humbur jetën menjëherë. Ajo gjeti vdekjen pasi një nga goditjet i preu enët e arteries subklaviane.

Tashmë është konfirmuar edhe ndalimi i të ëmës dhe është lëshuar një urdhër paraburgimi për vrasje me paramendim të shumëfishtë dhe fshehje të kufomës.

Vajza u vra një orë pasi u mor nga kopshti.

Nga ekzaminimi i trupit rezulton se vdekja ka ndodhur një orë pas vaktit që kishte ngrënë në shkollë rreth orës 13:00.

Do të pritet përfundimi i plotë i hetimeve, i cili do të bëjë të mundur zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/