Ditën e djeshme në fshatin Çermë në Tropojë ndodhi një vrasje pas një sherri me motive pronësie.
Autori i krimit ku humbi jetën Isat Gocaj u vu në pranga pak orë pas krimit të rëndë.
Burimet bëjnë me dije se banesa e autorit Altin Ismailisufajt ruhet 24 orë nga Policia e Shtetit.
Kjo për shkak se ekziston frika e hakmarrjes nga familja e viktimës.
3 pistat e hetimit:
- Parcela me hashash te mbjella para një viti nga ana e viktimës. Mendohet se Gocaj ka dyshuar tek autori për dekonspirim, duke qenë se ky i fundit ishte edhe punonjës i zjarrfikëse.
- Konflikt për pronën.
- Konflikte të vazhdueshme nga ana e viktimës.
Autori ka bërë denoncime disa herë ne polici por nuk ka patur reagime nga këta te fundit. Banesat mes viktimës dhe autorit janë 500 metra lartë njëra tjetrës. Po ashtu, uniformat blu gjatë kontrollit në banesë sekuestruan armën tip pistoletë me të cilën dyshohet se ai kreu krimin.
Dinamika e krimit:
Një sherr për pronësi, ka bërë që viktima, Isat Goci t’i shkojë në shtëpi autorit për të kërkuar llogari mbi sherrin.
Burimet bëjnë me dije se fillimisht, viktima është përballur me nënën e tij, të cilën e ka shtyrë me dhunë në tentativë për të hyrë brenda banesës.
Pasi ka dalë në oborr dhe ka parë nënën të shtrirë në tokë, zjarrfikësi Astrit Ismajlisufaj i ka kërkuar Gocit që të largohet, por ky i fundit vijonte të kërkonte llogari për sherrin e nisur më herët.
Në konflikt e sipër, Astrit Ismajlisufaj ka nxjerrë armën pistoletë duke e plagosur në këmbë 50-vjeçarin. Fatkeqësisht Goci nuk ka arritur t’i mbijetojë plagës së marrë dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital.
Autori i vrasjes është vetëdorëzuar, ndërsa policia ka sekuestruar edhe armën e krimit. /albeu.com/