Janë zbardhur detaje të reja nga vrasje që tronditi Tiranën ditën e djeshme.
Vjehrri në bashkëpunim me vajzën, vranë dhëndrin Kudret Saliaj pak minuta para nisjes së seancës në gjykatë.
Dhurata Selaj, e akuzuar nga autoritetet se në bashkëpunim me babanë e saj vrau bashkëshortin me të cilin ishte në proces divorci dy javë më parë u dënua me 1.4 vite burg për dhunë në familje.
Ajo u shpall fajtore nga gjykata për akuzën e dhunës në familje më 14 maj. Vendim të cilin nëpërmjet avokatit mbrojtës e apeloj më datë 20 maj.
Ajo po gjykohej nën masën e arrestit të shtëpisë, ndërkohë që është akuzuar dhe nga mbesa e Kudret Saliajt, se i kishte nxjerrë në shitje virgjërinë në një faqe online.
Viktima kishte bërë kallëzim ndaj nënës së tre fëmijëve të tij, me pretendimin se gruaja i kishte kërcënuar me jetë nënën, si dhe dhunonte fëmijët. Gjithashtu në kallëzim thuhet se Dhurata ushtronte dhunë psikologjike edhe ndaj tij.
Ngjarja:
Një 17-vjeçare e ka denoncuar nusen e xhaxhait në komisariatin numër katër pasi ka zbuluar se gruaja fliste me shumë mburrje duke njoftuar meshkujt në instagram për himenin e mbesës. “Kam një mbesë të virgjër” shkruan gruaja duke reklamuar vajzën e vëllait të bashkëshortit.
Burimet nga komisiariati 4 në Tiranë, aty ku po hetohet çështja thanë se gruaja me inicialet D.S. nuk po kryente një shkuesi, por dyshohet se ajo po tentonte ta trafikonte atë, pasi pas njoftimit të virgjërisë ajo shton ”duhen shumë para..” .
“Ajo njëherë më tha që kam një djalë për ty që është në Itali. Më pyeti a don të të lidh me të? Më pas gjeta në instagram se si u shkruante meshkujve të ndryshëm për virgjërinë time, persona që gjenden në Maqedoni, Shqipëri dhe Itali apo vende të tjera që nuk e di nga janë. Ajo ju thoshte duhen shumë lekë dhe ju përmendte shumën prej 500 euro” -dëshmon 17-vjeçarja që ka vendosur në dispozicion të policisë numrat e telefonit dhe mbi tavolinë edhe printime të materialeve të kopjuara ku e afërmja i postonte fotografi nëse ishte apo jo e interesuar të njohte ndonjë djalë. Adoleshentja dëshmon se në komunikime përvec fotografive të saj, e afërmja ka postuar edhe të dhënat e virgjërisë. Ky fakt e bëri të dyshojë se diçka po ndodhte.
17 vjeçarja tregon :
“ D. më kërkoi t’i hap një adresë në instagram, ja hapa dhe pas disa muajsh nga kurioziteti hyra në llogarinë që ia kisha hapur vetë për të parë se me kë fliste gruaja e xhaxhait. Aty pashë që dikujt i kishte nisur fotografinë time, dikujt i tregonte shkollën ku unë mësoj, dikujt i tregonte për virgjërinë”.
Po këto detaje adoleshentja nuk i ka treguar askujt deri ditën kur xhaxhesha e goditi me shpulla.
“ Një ditë ajo i bërtiti gjyshes sime, unë e kam parë të puthet me një burrë në plazh, ndërkohë që pas kësaj në korrik ajo po më mbante me të mira e po më thoshte do të prezantoj me një cun të mirë”. /albeu.com/