DETAJE/ Snajperisti që dyshohet se do të vriste Albin Kurtin në dosjen e personave që kërkohen nga SPAK

Në listën e personave të shpallur në kërkim nga SPAK, rezulon dhe emir i Prek Kodrës, snajperisti i cii akuzohet se ka dashur të vrasë kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Kujtojmë se lajmi për personin që do të vrasë Kurtin qarkulloi në media dy vite më parë, ku informohej se kishte qenë Njësia Kundër Terrorizmit në Kosovë ajo e cila ka zbuluar planin

Sipas njoftimit, jo vetëm Kurti ishte planifikuar të vritej, por edhe Ismet Haxha, ish-anëtar i Shërbimit Informativ të Kosovës dhe i afërm i Kadri Veselit dhe Xhavit Haliti, anëtar i Partisë Demokratike të Kosovës dhe ish-deputet.

I dyshuari kryesor u tha atëherë se ka qenë një shqiptar nga Shqipëria, Prek Kodra.

Por, kush është Preku që planifikonte të vriste kryeministrin Albin Kurti?

Sipas dokumentit, roli i Prek Kodrës në serinë e atentateve që kishin për qëllim destabilizimin politik të Kosovës, ishte ai i atentatorit/vrasësit. Policia shqiptare e përshkruante Prekun (që në disa dokumente quhet Prekë) si person që dinte se si të përdorte edhe armën e zjarrit snajper, madje ishte ekspert për të.

Prek Kodra, ka qenë arrestuar në verën e vitit 2011 pasi kishte penguar mbajtjen e zgjedhjeve lokale në Shalë të Shkodrës.

48-vjeçari del se është nga fshati Shtoj i Ri në Shkodër. Ai ishte dyshuar edhe për lidhje të forta me mafien e Malit të Zi, me nipin e tij që pretendohet të jetë kapur me substanca narkotike dhe të ketë pasur probleme ligjore me këtë vend.

 


Shtuar 28.07.2023 15:09