DETAJE/ Si u ekzekutua ish-bankieri italian nga vëllezërit shqiptarë (VIDEO)

Zbulohen të tjera detaje pas ekzekutimit të ish-bankierit italian, 69-vjeçarit Giovanni Caramuscio, nga dy vëllezërit shqiptarë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e kaluar, në qytetin e Lecces, ku ish-bankieri është qëlluar për vdekje, teksa ka qenë duke tërhequr para në një bankomat, së bashku me bashkëshorten e tij.

Mediet fqinje kanë publikuar pamje të rënda nga vendngjarja, ku shihet momenti kur ish-bankieri është në bankomat, duke tërhequr paratë, ndërsa më pas shihet një pellg gjaku dhe maskat anti-Covid, që kanë përdorur autorët.

Deri më tani, policia ka arrestuar dy vëllezër shqiptarë, ku mbi 69-vjeçarin dyshohet se ka qëlluar Paulin Mecaj. Sipas hetuesve, ai qëlloi me një pistoletë Beretta kalibër 9, e njëjta armë që u gjet brenda shtëpisë së Paulin nga policia e njësisë hetimore të komandës provinciale të Leçes.


Shtuar 18.07.2021 09:17