Detaje nga tragjedia në brigjet franceze, mes viktimave gra shtatzëna dhe fëmijë

Detaje të reja kanë dalë në dritë nga përmbytja e anijes me emigrantë në brigjet franceze.

Zyrtarët francezë thonë se nga 27 personat që dihet se janë mbytur, 17 ishin burra, shtatë ishin gra,  njëra prej të cilave ishte shtatzënë  dhe tre ishin fëmijë.

Ministri i Brendshëm i Francës Gerald Darmanin kishte thënë më herët se anija kishte 34 persona në bord.

Dy persona u shpëtuan dhe ndodhen në gjendje kritike me hipotermi të rëndë në një spital francez. Njëri prej tyre është nga Iraku, tjetri është somalez, tha Darmanin për radion RTL.

Mediat franceze raportojnë se viktimat besohet të jenë kurdë irakianë ose iranianë./albeu.com