Detaje nga shpërthimi me tritol në Shkodër, kush është biznesmeni që u sulmua për herë të dytë brenda 2 muajve (EMRI)

Në orët e para të mëngjesit të sotëm, ka shpërthyer nja sasi eksplozivi në derën e një banese në Shkodër.

Sipas informacioneve nga ABC News, shpërthimi ka ndodhur në derën e banesës së Ardian Fierzës.

Kjo është hera e dytë, që këtij shtetasi i vendosin lëndë shpërthyese.

Në gusht të këtij viti, Fierzës iu vu një sasi tritoli në agjencinë funerale, e cila rezultonte në pronësi të tij.

Policia dhe grupi hetimor ka nisur hetimet për të identifikuar personat, të cilët qëndrojnë pas kësaj ngjarjeje.


Shtuar 10.11.2024 09:28