Detaje të reja janë zbuluar në lidhje me ngjarjen e rëndë, të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Tiranë, ku biznesmeni Eduart Reçi, u qëllua me një plumb në kokë, më pas ndërroi jetë në spitalin e Traumës, duke mos i shpëtuar dot plagës.
Raportohet se në momentin e atentatit, 52-vjeçari Eduart Reçi, ka qenë i vetëm dhe se po qendronte në këmbë jashtë pallatit të tij në lagje.
Policia ka kryer veprimet hetimore dhe po punon për identifikimin e autorëve, teksa janë sekuestruar dhe pamjet e kamerave të sigurisë në zonën ku ndodhi atentati.