Detaje nga atentati në Shkodër, u qëlluan 30 plumba. Autorët dogjën edhe makinën e të plagosurve

Të paktën 30 plumba janë qëlluar në vendin e atentatit në fshatin Grudë e Re në Shkodër, ku mbetën të plagosur Gjergj Ndërshtiqaj, i cili aktualisht ndjek Akademinë e Policisë për të marrë gradën e oficerit dhe kunati i tij, Gjon Nika, ndërsa shënjestër dyshohet të jetë ky i fundit.

Pavarësisht breshërisë së plumbave, të plagosurit kanë marrë nga dy plagë secili dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Shkodrës.

Në momentin kur autorët e dyshuar kanë nisur që të qëllojnë, dy të plagosurit kanë dalë menjëherë nga automjeti dhe kanë nisur të vrapojnë në tokat afër vendit të ngjarjes duke arritur që të shpëtojnë.

Autorët dyshohet se kanë djegur dy automjete edhe automjetin e të plagosurve ndaj të cilëve qëlluan ndërsa mendohet se janë përdorur tre automatikë kallashnikov.


Shtuar 12.03.2024 23:51

Tags: