DETAJE/ Krimi në Maliq, 26-vjeçari me shenja në fyt, dyshohet se është mbytur me litar para se të hidhej në rezervuar

Të tjera detajë kanë dalë nga krimi në Maliq, ku 26-vjeçari Martin Çeço u gjet i mbytur në rezervuar në fshatin Kolanec.

Mësohet se 26-vjeçari ka pasur shenja në fyt, çka dyshohet se 3 autorët e identifikuar dhe arrestuar tanimë, e kanë mbytur me litar dhe më pas e kanë e hedhur në rezervuar.

Shkak për këtë krim është bërë një vajzë, i cila kishte një lidhje paralele me viktimën dhe një prej autorëve.

Asnjë prej autorëve nuk kanë lidhje familjare me vajzën e mitur.

Nga dëshmitë e banorëve të fshatit, 26-vjeçari priste dru në pyll për t’i ardhur në ndihmë familjes, pasi e kishte braktisur shkollën shpejt, aq sa kishte vështirësi edhe të lexonte./albeu.com