DETAJE/ I plagosuri me armë në Shkodër, ish-kreu i PS-së në Vaun e Dejës

Paraditën e kësaj të shtune është plagosur me armë zjarri një 54-vjeçar në Shkodër, në afërsi të shkollës Pyjore.

Mësohet se i plagosur ka mbetur Nikolin Hubaj, ish-kreu i PS-së në Vaun e Dejës, i cili aktualisht punon në HEC, Koman.

Hubaj ka marrë dy plumba në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Shkodër/Informacion paraprak

Më datë 04.09.2021, rreth 10:15, në afërsi të  shkollës Pyjore, Shkodër, në rrethana ende të paqarta është plagosur  me armë zjarri në këmbë, jashtë rrezikut për jetën  shtetasi N. H., 54 vjeç, banues Vau Dejës.

Në vendngjarje kanë mbërritur  menjëherë shërbimet e Policisë ku vijon krehja e zonës për kapjen e autorit.

Grupi hetimor nën drejtimine  Prokurorisë  ndodhet në vendngjarje  dhe vijon punë për  sqarimin e rrethanave dhe zbardhjen e ngjarjes./albeu.com


Shtuar 4.09.2021 11:06