Kancelarja gjermane, Angela Merkel do vizitojë Tiranën në 14 Shtator.
Kjo do të jetë vizita e fundit e saj si kancelare dhe është pikërisht Tirana qyteti që ajo do vizitojë.
Albanian Post raporton se Merkel ka zgjedhur Shqipërinë për të takuar liderët e Ballkanit Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit.
Ajo pritet të takojë në Tiranë liderët e Ballkanit perëndimor. Besohet se Vuçiç nuk do të jetë i pranishëm në takim.
Kancelarja Merkel është investuar të çojë më tej iniciativën e saj më të madhe politike që është “Procesi i Berlinit”. “Berlini zyrtar konsideron se Tirana dhe Rama për këto vite kanë relaksuar marrëdhëniet e vendeve të Ballkanit, veçanërisht me vizitat e ndërsjella në Tiranë dhe Beograd, të cilat ishin në fillim me armiqësi, por më pas me tone të relaksuara”, ka thënë burimi për AP.
Sipas informacioneve paraprake, takimi i fundit i saj si kancelare, do të jetë me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti./albeu.com