Dështon Ronela Hajati, nuk shkon dot as në finalen e Eurovision

Këngëtarja që përfaqësonte Shqipërinë në Eurovision, Ronela Hajati, nuk ka mundur të shkojë në finalen e madhe të Eurovision 2022 në Torino të Italisë.

Kënga e saj “Sekret” nuk ka arritur të marrë mbështetjen e nevojshme për këtë fazë të kompeticionit.

Kujtojmë se Ronela ishte e veshur e gjitha me rozë dhe e shoqëruar nga katër balerinë dhe koreografja e njohur, Klaudia Pepa, artistja ka bërë një performancë shumë të nxehtë, e cila është pritur shumë mirë nga publiku, por që nuk ka mundur të arrijë dot finalen./albeu.com/


Shtuar 10.05.2022 23:14