Dështon mbrojtja kundërajrore e Rusisë, raketat godasin aeroportin e qytetit Belgorod

Mbrojtja kundërajrore ruse ka dështuar keq gjatë sulmeve në aeroportin e qytetit rus Belgorod. Pak çaste para se të goditej nga raketa, sistemi i mbrojtjes kundërajrore të Rusisë aktivizohet, por nuk arrin të ndalë raketën që e godet aeroportin.

Mjaftoi që kjo video të shpërndahet dhe më pas filloi satira në llogari të rusëve, ku sistemi i mbrojtjes kundërajrore nuk vërejti fare raketat që goditën objektivat.

Në anën tjetër është bërë e ditur se numri i ushtarëve rusë të vrarë në këtë sulm ka shkuar në 24, kurse gjatë mbrëmjes së kaluar ishte raportuar vetëm për 11.

Kjo nuk është hera e parë që armët ruse dështojnë, e në veçanti që nga fillimi i luftës në Ukrainë, ku ushtarëve rusë u janë parë pushkët automatike të ndryshkura, helmetat e vjetra dhe me vrima si dhe jelekët antiplumb të mbushur me gjak dhe që lehtë përshkohen nga plumbat.

Shumë ushtarë rusë janë ankuar për kushte të vështira dhe mungesë të pajisjeve, madje shumë prej tyre kanë publikuar video nga fushëbeteja për t’i mbështetur këto pretendime.


Shtuar 16.10.2022 15:32