Gjyqi ndaj të pandehurve Emiljano Shullazit dhe grupit të tij, përfshirë këtu dhe Lulzim Berishë e Viktor Ymerin, është shtyrë për datën 20 maj 2022.
Shtyrja e seancës gjyqësore është bërë pasi nuk ishte paraqitur dëshmitari i prokurorisë, Luftar Reçi.
Luftar Reçi, kishte paraqitur një kërkesë se s’mund të paraqitej pasi ndihej i kërcënuar dhe rënduar psikologjikisht.