Ernejt Shyti, vetëm 24 vjeç, ka kryer vrasjen e tij të parë me pagesë, por diçka shkoi keq dhe u prangos! Në dëshminë e tij dhënë para hetuesve, vrasësi i biznesmenit 66-vjeçar Behar Sofia ka treguar se porositësit e vrasjes i kishin dhënë një foto me të cilën duhet që të idetifikonte viktimën.
Fotoja e shkëputur nga një dokument i është dënë Shytit gjatë një takimi që kanë pasur 4 të prangosurit teksa planifikonin vrasjen.
Burime për A2CNN, bëjnë me dije se fotoja ishte e përmasave të atyre që përdoren në pasaporta dhe mjete të ngjashme identifikimi, çka lë të kuptohet se është marrë nga një sistem. Por mbetet e paqartë sesi kanë arritur që të sigurojnë foton e një dokumenti të Sofisë.
Dyshohet se fotoja i është dhënë Skënder Vathit nga personat që i kanë kërkuar edhe vrasjen e bisnesmenit, por 54-vjeçari mohon me forcë të ketë lidhje me ngjarjen duke mos pranuar as të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë.
Skënder Vathi u zbulua mes mesazheve telefonike të dërguara në numrin e Ernejt Shytit, ku e lajmëroi për daljen nga banesa të 66-vjeçarit, Bashkë me Leonard Xhixhën, kishin rolin e vëzhguesit, ndërsa Xhuljano Visha u siguroi armën e krimit.