Dërgonin drogë me pako postare nga Spanja në Irlandë, shkatërrohet banda e trafikantëve, mes të arrestuarve edhe shqiptarë

Një bandë e trafikut të drogës është shkatrërruar nga autoritetet spanjolle dhe si pasojë kanë rënë në pranga 30 persona, mes tyre edhe shtetas shqiptarë.

Ata akuzohen për trafik të lëndëve narkotike nëpërmjet pakove postare nga Spanja drejt Irlandës.

Në momentin e aksionit të policisë, nja nga të arrestuarit u largua nga një pikë karburanti, duke braktisur 4 valixhe me 54 kg marijuanë brenda. Kreu i bandës ndodhet aktualisht në burgun e Torreviejas.

Policia ekishte nisur operacionin në shkurt të vitit të kaluar pas kapjes në aeroportin Barajas të më shumë se dy kg marijuanë në dy pako postare të dërguara nga Orihuela Costa dhe San Miguel de Salinas.

Më 22 maj përfundoi arrestimi i të gjithë anëtarëve të bandës, tre britanikë dhe një grua rumune, të moshës nga 23 deri në 33 vjeç. Ata akuzohen për trafik droge, mosbindje ndaj punonjësve të rendit dhe pjesëmarrje në grupe kriminale.

Policia gjeti gjithashtu dhe sekuestroi 60 kg sytha maruijuane dhe 490 euro.

 


Shtuar 7.06.2023 17:31