Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputetit demokrat Saimir Korreshi ka bërë për të qeshur të gjithë deputetët me mënyrën sesi tregonte të vërtetat e qeverisjes së Ramës.
Ai kritikoi qeverinë duke folur me raste konkrete, dhe këto deklarata të tij kanë bërë të qeshin edhe socialistët.
“Shkoni te spitali i Lushnjes, ke frikë të mjekohesh të del miu nga këmbët dhe mos dish nga të vesh. Në çfarë botë jetoni ju? A e dini sa ka paguar një njeri për të kuruar, për të ndjekur me infermier në shtëpi. të gjithë kanë ndjekur regjimin shtëpiash se e u përhap po shkove në Tiranë, kthehesh me arkivol” . kjo ka ndodhur. Kostoja për një të sëmurë ka qenë 3 milion lekë. Ju thoni do bëjmë shkolla të reja, por nuk kemi nxënës, por fëmijët kanë ikur. Ju ndërtoni nëpër ëndrra. Se këtu po bëhet nami, ne jemi eksportuesit e parë në botë? Çfarë eksportuesish jemi ne. Ju keni ndenjur gjithë jetën në Tiranë dhe nuk e keni idenë çfarë bëhet në terren. Thoni kemi bërë peshkim dhe do jetë tarifa zero, nafta pa akcizë. Por keni shembullin e Karavastasë. Para tetë vitesh sesa paguhej në tatime fitimi që jepte kjo kënetë. Kurse sot del me humbje. Tani ka dy gjëra o ju rruani lekët, ose peshku ka frikë nga ju dhe ia ka fut vrapit. Ju thoni policia, me kë polici do ndiqni krimin ju? Me atë policin që mori lekët dhe iku me vrap,” u shpreh deputeti.
Ndërsa po tregonte për paaftësinë e policisë për të kapur kriminalet dhe efektivët që korruptohen lehtësisht nga qytetarët, Basha dhe demokratët shpërthyen në të qeshura me lot.
Ndërsa kur flet për peshkimin, shihet deputeti Damian Gjikuni që qesh po ashtu./albeu.com