Deputetët e PS-së dhe Rama nesër takim në Elbasan, ja çfarë pritet të diskutohet

Kryesocialisti Edi Rama do të zhvillojë të premten mbledhjen e takimit me grupin e deputetëve të Partisë Socialiste në Elbasan. Bëhet me dije se takimi do të ketë disa sesione, ku janë parashikuar të flasin krerët e komisioneve të posaçme, Fatmir Xhafaj e Erion Braçe, kryenegociatorja Majlinda Dhuka si dhe Endri Fuga.

2 kryetarët e komisioneve Fatmir Xhafaj dhe Erion Braçe, jo vetëm do të analizojnë, por do të njohin kolegët e tyre edhe me objektivat dhe ecurinë e punës në vazhdimësi. Pjesa e dytë do të fokusohet tek strategjia e re e komunikimit publik që duhet të ndjekin deputetët me zgjedhësit parlamentar, deri në parlamentin dhe mesazhet publike në zgjedhjet e tyre. “Trajnimi” i deputetëve në komunikim do të bëhet nga zyra e shtypit të PS për mesazhet dhe komunikimin publik edhe përmes rrjeteve sociale.


Shtuar 12.09.2024 21:38

Tags: ,