Pasi deputetët e opozitës janë mbledhur te Kryesia e Kuvendit duke bllokuar nisjen e Konferencës së Kryetarëve për prezantimin e projektbuxhetit të vitit 2024, Kuvendi ka njoftuar shtyren.
Mbledhja është shtyrë për në orën 13:00.
Njoftimi i Kuvendit:
Të nderuar kolegë,
Në vijim të njoftimit të mëparshëm për zhvillimin e Konferencës së Kryetarëve, në të cilën do të bëhet prezantimi i projektligjit “Për buxhetin e vitit 2024” nga Ministri i Financave dhe Ekonomisë, z. Ervin Mete, ju njoftojmë se mbledhja do të zhvillohet në orën 13:00.
Pjesa e parë e mbledhjes gjatë së cilit do të bëhet prezantimi nga z. Mete do të transmetohet live në faqen web dhe FB të Kuvendit.
Faleminderit!