Kuvendi i Kosovës vishet Kuq e Zi

Kuvendi i Kosovës ka marrë pamje të re për nder të 28 Nëntorit, Ditës së Flamurit.

Flamuri Kombëtar është vendosur në projektor në pjesën e objektit të Kuvendit, përballë shesheve të kryeqytetit.

Ky gjest do të jetë vetëm njëri nga shumë të tjerë që do të organizohen për shënimin e 110 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Madje, për nder të përvjetorit të shtetit shqiptar, dy kuvendet shqiptare; ai i Kosovës dhe Shqipërisë, mbajtën të dielën mbledhje të përbashkët e para e këtij lloji.