“Deputetët e korruptuar do të shkatërrohen”, faqja e Parlamentit shqiptar hakohet nga “Homeland Justice”

Jo vetëm “Ona Albania” dhe “Air Albania”.

Edhe faqja e Parlamentit shqiptar ka rënë pre e hakerave të “Homeland Justice.”

Përmes një njoftimi në Telegram, “Homeland Justice” kërcënon se deputetët e korruptuar do të shkatërrohen.

“Do të paguajnë edhe uzurpuesit e sediljeve të Kuvendit. Deputetët e korruptuar së shpejti do të shkatërrohen kur të kuptojnë se si demoni i tyre i brendshëm po i demonstrohet çdo kërkuesi të së vërtetës”, thuhet në njoftim.

Më herët grupi njoftoi se ka hakuar kompaninë celulare “One Albania” dhe :Air Albanian”.

Ata njoftuan se kanë akses te të gjitha të dhënat e kompanive por nuk dhanë detjae. “Homeland Justice” paralajmëroi se shumë shpejt do publikojnë të tjera informacione lidhur me sulmet e tyre./albeu.com


Shtuar 25.12.2023 13:41