Denoncimi: Mori peng Jan Prengën, Altin Hajri po drejton fushatën e PS në Durrës

Ish-kryeministri Sali Berisha ka bërë një deklaratë të fortë në lidhje me fushatën zgjedhore të PS në Durrës.

Sipas Berishës, fushatën e PS në Durrës e udhëheq Altin Hajri i cili akuzohet për pengmarrjen dhe zhdukjen e Jan Prengës.

Denoncimi:

Ai është në kërkim për marrjen peng dhe vrasjen e Jan Prengës! sb

Përshendetje Dr Edhe pse Partia Socialiste ka caktuar si drejtues të fushatës në Durrës dhe Shijak Adrian Çelën, drejtuesi de facto  i fushatës së Partisë Socialiste në zonen e Shijakut është shtetasi Altin Bajram Hajri.

Ky shtetas aktualisht është personi më i kërkuar në Shqipëri. Altin Hajri është në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jan Prengës më 17 janar 2020. Edhe pse policia e shtetit është në kërkim të këtij shtetasi ky lëviz i lirë në zonën e Shijakut së bashku me Ard Çelën duke bërë fushatë për Partinë Socialiste.

Shtabi elektoral i Partisë Socialiste në fshatin Pjesëz është bërë në një ambjent ngjitur me shkollen e fshatit. Këtë objekt e ka blere përpara dy javësh Altin Hajri dhe e ka bërë zyrë shtabi elektoral.

Në këtë ambjent bëhen edhe takimet me Adrian Çelën dhe Vangjush Dakon.