Autoritetet britanike kanë shkatërruar një grup shqiptar të krimit të organizuar që trafikonte drogë të klasit A.
Banda e përbërë nga 10 persona është dënuar në total me 70 vjet burg.Operacioni është zhvilluar në mars të vitit të kaluar në Derbyshire, ndërsa autoritetet thonë se personat e arrestuar shpërndanin kokainë në Swadlincote, North-West Leicestershire dhe East Staffordshire dhe duke fituar qindra mijëra paund.
Të lidhura
None found
Grupi kriminal drejtohej nga vëllezërit Edmond dhe Eduard Haziri, të cilët bënin një jetë luksoze me të ardhurat e trafikut të drogës.
Policia britanike ka publikuar edhe pamjet e operacionit, ku janë vënë në pranga dy vëllezërit, pro edhe personat e tjerë të përfshirë në këtë rrjet.
Anëtarët e bandës u akuzuan për furnizim kokaine dhe të gjithë u dënuan në Gjykatën Derby Crown për sa vijon:
Edmund Haziri, 36 vjeç, pa adresë fikse – i dënuar me 15 vjet burg.
Edward Haziri, 34 vjeç, nga Shardeloes Road, Lewisham, Londër – i burgosur me 15 vjet e gjashtë muaj.
Grazmend Hoxha, 47 vjeç, nga Denis Close, Leicester – i dënuar me 11 vjet burg.
Alban Krasniqi, 34 vjeç, nga Blackheath Hill, Londër – i dënuar me nëntë vjet burg.
Samuel Stoica, 25 vjeç, nga Burton Crescent, Wolverhampton – i burgosur për tetë vjet e tre muaj.
Simion Stoica, 22 vjeç, nga Jeremiah Road, Wolverhampton – burgosur për tre vjet e gjashtë muaj.
Kristi Prifti, 23 vjeç, pa adresë fikse – i dënuar me katër vjet burg.
Joshua Garrigan, 32 vjeç, nga Charnborough Road, Coalville – burgosur për dy vjet e tetë muaj.
Razvan Manoliu, 27 vjeç, nga Village Meës, Burton-upon-Trent – burgosur për dy vjet e tetë muaj.
Daniel Stavrat, 29 vjeç, pa adresë fikse – do të dënohet muajin e ardhshëm.
