Dënohet me 4 vjet burg udhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit

Udhëheqësja e rrëzuar e Mianmarit, Aung San Suu Kyi është dënuar me 4 vjet burg. Ky është dënimi i parë, pasi mund ta dënojnë atë me burgim të përjetshëm, raporton albeu.com.

Ajo u shpall fajtore me akuzën e nxitjes së mosmarrëveshjes dhe thyerjes së rregullave të Covid sipas një ligji për fatkeqësitë natyrore.

Mbi të rëndojnë 11 akuza, të cilat i ka mohuar të gjitha.

Suu Kyi, 76 vjeç, drejtonte një qeveri civile të zgjedhur përpara se të rrëzohej nga një grusht shteti ushtarak në shkurt.

Ushtria mori pushtetin duke pretenduar për mashtrim të votuesve në zgjedhjet e përgjithshme të mbajtura vitin e kaluar, në të cilat NLD fitoi bindshëm.

Suu Kyi që atëherë ishte në arrest shtëpiak për korrupsion, shkelje të aktit të sekreteve zyrtare dhe nxitje të trazirave publike.

Pak është parë apo dëgjuar për të, përveç paraqitjeve të saj të shkurtra në gjykatë./albeu.com


Shtuar 6.12.2021 07:26