Dënohet me 4 vite burg sulmuesi spanjoll, akuzohet për abuzim seksual

Futbollisti spanjoll Santi Mina u dënua me katër vjet burg të mërkurën pasi u shpall fajtor për abuzim seksual.

Sulmuesi 26-vjeçar i Celta Vigos do të duhet të vuajë dënimin me të paktën 4 vite burg nëse apelimi i tij është i pasuksesshëm.

Mina u lirua nga akuza për agresion seksual me të cilin po përballej, e cila lidhet me kanosje apo dhunë ndaj viktimës.

Celta tha se e largoi në mënyrë parandaluese lojtarin nga skuadra e saj derisa të përfundojë procesi i apelimit. Gjithashtu hapi procedurat disiplinore përcaktojnë opsionet që klubi mund të marrë.

Prokurori i shtetit kërkonte tetë vjet burg për Minën, ndërsa avokatët e viktimës 9 vjet e gjysmë.

David Goldar, i cili luajti për klubin e kategorisë më të ulët Ibiza, u shpall i pafajshëm pasi u akuzua si bashkëpunëtor. Avokati i gruas kërkonte 4 vjet e gjysmë burg për të.

Mina dhe Goldar thanë se gruaja pranoi marrëdhëniet e tyre seksuale.

Gruaja akuzoi Minën se e kishte përdhunuar në një furgon kampi në vitin 2017, ku kishte shkuar me Goldar. Avokati i saj tha se Goldar nuk bëri asgjë për ta ndaluar Minën që ta përdhunonte.

Në atë kohë, Mina ishte duke luajtur për Valencia. Ai u kthye në klubin e tij të fëmijërisë në Vigo në 2019.

Vendimi i gjykatës më të ulët mund të apelohet në Gjykatën e Lartë të Spanjës./ h.ll/albeu.com